4.1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Mos-hapja e një CD-je shtyn gjykimin e prokurorit nga Prizreni

Gkykimi i prokurorit Bajram Hamitaga për keqpërdorim detyre u shty, ngase nuk hapej një CD për ta shikuar.

Pamundësia për të shikuar një CD pasi që nuk hapej, ka bërë që gjykimi i prokurorit të Prizrenit, Bajram Hamitaga të mos mbahet dhe të shtyhet për një datë tjetër.

Në seancë ishte paraparë që të administrohej si provë një CD lidhur me rastin ku prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Hamitaga po gjykohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa Luan Delili, shoferi i Prokurorisë në Prizren psr frikësim ndaj procedurës penale.

Kësisoj në pamundësi për t’u mbajtur, gjykimi është shtyrë për datën 19 tetor.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit filluan menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në maj të këtij viti, në të cilin prokurori akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po i zhvillonte hetimet.
Aktakuza ndaj Hamitagës dhe Delilit u ngrit nga Prokuroria Themelore në Gjilan më 26 shtator.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Hamitaga, i cili ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

I pandehuri i dytë i këtij rasti, Luan Delili, më 8.4.2016, akuzohet se me anë të premtimit e ka nxitur personin tjetër që të përmbahet nga dhënia e deklaratave, në mënyrë që të tërhiqet nga dhënia e deklaratave që i ka dhënë në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, se i pandehuri i parë B.H., ka kërkuar 5.000 euro, me çka ka kryer veprën penale të frikësimit gjatë procedurës penale.

Më Shumë

Teatri “Bekim Fehmiu” publikon programin e shfaqjeve për muajin shkurt

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka publikuar programin e shfaqjeve për muajin shkurt. Në këtë itinerar krahas shfaqjeve të realizuara nga teatri i qytetit, figurojnë...

Rahovec, arrestohet një burrë pasi dyshohet se i dehur shkaktoi dhunë psikike ndaj gruas së tij

Një burrë është arrestuar dje me 01.02.2025 në Rahovec, pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dhunë psikike gruas së tij. Policia...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit