13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mësimdhënësit e viteve ’90-a me ligj për njohje stazhi

Janë bërë gati shtatë vjet që është premtuar miratimi i një ligji të veçantë, në bazë të të cilit do të shpaguhej puna e mësimdhënësve që kanë punuar në periudhën 1990-1999 duke ua njohur atyre stazhin e punës.

Por, një gjë e tillë pritet të bëhet realitet vetëm tani pasi kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se një nga prioritetet e tij do të jetë edhe shtyrja përpara e këtij ligji, transmeton zeri.info.

Me këtë projektligj, të përgatitur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e proceduar në Qeverinë e Kosovës, parashihet që të shpaguhet puna e mësimdhënësve për periudhën ’90-’99, por kjo do të ndodhë pas pensionimit të tyre.

Drejtori i Zyrës për Komunikim në qeverinë “Haradinaj”, Halil Matoshi, në një prononcim për gazetën “Zëri” e ka konfirmuar se numri i personave që pritet të përfitojnë nga ky ligj është 20 mijë, të cilët edhe do të marrin pagesën e garantuar si pension

Më Shumë

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Lajmet e Fundit