Zonja e zotërinj, mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në promovimin e kandidatëve të pikës së LVV ”Tabakhane”, për Asamblenë Komunale të Prizrenit.
Më lejoni të përshëndes prezencën e Kryetarit te ardhshëm të qytetit të Prizrenit z. Mytaher Haskuka, deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosoves, z. Arbër Rexhaj., si dhe të gjithë ju që na nderuat me pjesëmarrjen t’uaj.
Cili është qëllimi i këtij takimi:
1.Njohja me kandidatët e propozuar për Asamblenë Komunale, dhe
2.Objektivat të cilat synojmë t’i arrijmë me qeverisjen lokale te LVV.
- Jam Sefer Saramati, punëtor për 45 vite në arsim dhe vetëm në arsim. Ndihem pak i emocionuar sepse në këtë shkollë fillova punën mu në shtator 50 vite më parë, pra në vitin 1967. Gjatë punës sime kam kaluar në etapa të ndryshme të mbijetesës dhe rritës së arsimit shqip.
Për punën që kam bërë, në vitin 1971 pos tjerash jam vlerësuar me çmimin “17 Nëntori” që ndahej me rastin e “Ditës së çlirimit të Prizrenit” per punëtor të dalluar.
Nga viti 1974, deri ne vitin 1996, për 23 vite kam drejtuar dy shkollat më të mëdha të qytetit: “Lekë Dukagjini “( 13 vite) dhe “Abdyl Frashëri”(10 vite). Vitet e sistemit paralel (1990-1999) nën regjimin e Serbisë, ishin vitet e qëndresës dhë mbijetesës së arsimit shqip. Vetëm në shkolla jepeshin dëftesa me vulë të Republikës së Kosovës. Puna jonë nuk po vlerësohet, megjthëate ne jemi krenar.
Për momentin jam kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit – dega në Prizren
2.Po pse jam në subjektin politikë – LVV
Sepse është i vetmi subjekt i qendrës së majtë, me një program të theksuar social e zhvillimor.
-Në kuadër të Asamblesë Komunale synojmë depolitizimin e arsimit.
-Synojmë që përmes deputetëve ne Kuvendin e Republikës së Kosovës decentralizimin e drejtimit të arsimit,në nivele komunale e në ato arsimore.
-synojmë përmirësimin e teknologjisë së mësimdhënies( Paisja me kabinete,laboratore, e mjete tjera mësimore.
Po si të arrihet?
Është pjesë e programit të LVV.
– Në pikpamje organizative ka shumë të meta:
-Formimi i paraleleve nuk bëhet sipas kritereve te përcaktuara me ligj dhe norma pedagogjike, por ka raste që formimi i klasave të bëhet për ta akomoduar mësuesin. Si të arrihet? Me kontrollin më të mirë të nr. të nxënëseve dhe personelit të nevojshëm.
-Shkollat edhe sot e kësaj dite nuk obligohen të kenë një program pune, mbi bazën e të cilit behet financimi i veprimtarisë së shkollave, prandaj nuk janë të rralla rastet kur në lista pagash ka edhe punëtorë që nuk punojnë fare ose janë me orar jo të plotë.
Si të arrihet ?
Duke krahasuar me programin e punës së shkollës.
– Punëtorëve në shkolla kurrë nuk u paraqitet një llogari përfundimare mbi mjete financiare .Te obligohet administrata e shkollës.
– Në shkolla nuk bëhet as rregjisrimi i inventarit,andaj shpenzimet materiale janë të pa kontrolluara.
-Nuk sigurohen mjete për pagesën e arsimtarëve që mungojnë më shumë se një javë, me ose paarsye prandaj edhe humben shumë orë mësimi. Kjo mund të arrihet me një menaxhim më të mirë me buxhetin e shkollës.
– Zbatimi i Kornizës Kurrikulare të Kosovës dhe konkretisht Kërrikulli bërthame , japin mundësi që për plotësim norme mësuesit e gjuhës angleze ose të gjuhës shqipe ti jepen orët e gjuhës gjermane të cilët mund të jenë nxënësit më të mirë në klasë por jo mësues përkatës,sepse ai mësimdhënës mund të jetë i kualifikuar në lëndën e tij përkatëse por jo edhe për lëndën që i jepet për plotësim të fondit të orëve.
-Shkollat kanë nevojë shërbimin e psikologut, pedagogut, për shkak të rritjes së kriminalitetit, sjelljeve elokuente të cilat po vërehen nëpër shkolla. Ky shërbim është i domosdoshëm edhe për kategorizimin e fëmijëve të retarduar në zhvillim.
-Për nxënësit si në komunën e Prishtinës do të sigurohet një shujtë për klasat 1 deri ne 5 .
Me programin e LVV, sigurohet barazia e nxënësve.
– Të gjitha këto që u thane parashihen ne alternativen qeverisëse të LVV-së.
(Shkrimi është sponsorizuar )