Vjedhje e rëndë në Prizren, arrestohet një femër shqiptare

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore lidhur me vjedhjen e rëndë e cila pati ndodhur me datën 07. 08. 2017, rreth orës 10:55 në Prizren, është arrestuar një femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, shkruan PrizrenPress.

“Lidhur me rastin në fjalë, më 30.09.2017 njësia policore ka arrti të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarën femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Lajmet e Fundit