22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

LDK 1% para PDK-së, Vetëvendosje humbi 100 mijë vota prej zgjedhjeve të përgjithshme

Mbrëmë shumica e subjekteve politike e shpallen fitoren. Por më së shumti rezultatit iu gëzua Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ajo pretendonte se diferenca e saj me subjektet e tjera politike shkon në mbi 70 mijë vota. Por ç’është e vërteta, ajo vetëm rreth 10 mijë vota është para Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga 677496 vota të numëruara, LDK ka gjithsej 161 740 vota, PDK ka 152 144, kurse Lëvizja Vetëvendosje 108 865. Pas këtyre radhitet AAK-ja me 88 760, NISMA më 36 848 vota, Lista Serbe me 28 891, AKR-ja me 28 336 vota, ALTERNATIVA me 9 324 vota, KDTP me 6 497 vota, LB me 5 250 vota, VAKAT me 4907 vota, PD me 4 242 vota, etj.

Shprehur në përqindje, LDK ka fituar gjithsej 23.9%, PDK ka fituar gjithsej 22.5%, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka rënie rreth 100 mijë vota, ka fituar gjithsej 16.1% , AAK-ja 13.1%, 5.4% NISMA dhe 4.2% AKR.

Edhe rreth 15 për qind e votave ende nuk janë numëruar.

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Lajmet e Fundit