18.4 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Të shtëna me armë në një kafiteri në Prizren

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se në kafiterinë “Kalaja” në Prizren ka pasur gjuajtje me armë, ndërsa janë lënduar dy persona, njofton Klan Kosova.

Sipas policisë, për rastin është arrestuar një person,

Lexoni më poshtë njoftimin e policisë:

Rreth orës 17:30 policia ne Prizren ka pranua një informatë se ne rrugën Jusuf Gervalla ne Prizren ka te shtëna me arme. Patrullat policore menjëherë kanë arrite në atë lokacion ku gjen Urgjencën duke iu dhënë ndihmën e parë dy personave të plagosur.

Pas kësaj Urgjenca të dy këta persona i ka dërguar në Emergjencën e Qytetit.Rasti në fjalë kishte ndodhë pas një zënke në kafiterinë “ Kalaja “ me viktimat H.D dhe R.S , ku i dyshimti P. K   ka dal nga kafi teria e ka marrë armën ( revole ) në veturën e tij dhe është kthyer duke gjuajtur në drejtim të dy viktimave të lartshënuara.

Lidhur me këtë rast në vend ngjarje ka dal Njësiti Rajonal i Hetimeve të cilët merren me tutje me rast.

Rreth orës 20:00 ne shtëpinë e prindërve te tij ne rrugën “Emin Abazi”, ne Prizren është arrestuar i dyshuari dhe te njëjtit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit (Pistoleta me mbishkrimin “Cesko Zbrc Jovka” me nr. serik: 673368, me një karikator dhe dy plumba, te cilën dyshohet ta ketë përdor ne ketë rast. Me vendim te prokurorit te shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 ore. Ne lidhje me rast janë duke u marr njësitet  përkatës policore.

Më Shumë

Lidhjet e para të Fan S. Nolit me Biblën

BUJAR MEHOLLI Shkrimet e para dhe drama “Israilitë dhe Filistinë” Qysh në rininë e hershme plot vrull e angazhim social, kur nisi të merret me gazetari...

Nait Hasani: Kurti më premtoi se do t’i vizitojë krerët e UÇK-së, nuk e realizoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka premtuar se do t’i...

Lajmet e Fundit