Maturantët e Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë dhurojnë gjak(Foto)

Në Gjimnazin “Jeta e Re “ të Suharekës, sot ka filluar aksioni vullnetar për dhurimin e gjakut.

Përfaqësues të Qendrës Kombtare të Kosovës për transfuzion, thonë se ky aksion po organizohet nëpër institucione të ndryshme dhe gjaku i grumbulluar do të përdorët për nevoja të QKUK-së.

“Aksioni sot po organizohet me maturantët e gjimnazit “Jeta e re” dhe interesimi i nxënësve është i madh dhe sa herë që jemi në këtë Qender shkollore ndjehemi mirë dhe të mirëpritur”, thot Melania Gjocaj, menagjere për promovim dhe informim. Aksioni do të vazhdojë edhe në shkollat tjera të Komunës së Suharekës.- njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Lajmet e Fundit