Molliqaj i bindur se VV do ta fitojë Prizrenin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë në “InfoBox” të RTV Dukagjini se kandidatët e partisë së tij do të fitojnë garën në balotazh në Prishtinë dhe në Prizren.

Ai tha se me fitoren në Prishtinë dhe në Prizren, VV do të qeverisë me numrin më të madh të banorëve dhe me buxhetin më të madh.

Molliqaj tha se VV pret fitore edhe në gjashtë komuna të tjera.

“Ne jemi në balotazh në Kaçanik, i cili është bastion i PDK-së. E kemi çuar për herë të parë në balotazh Agim Veliun në Podujevë. Kamenicën e fitojmë pa problem”, tha Molliqaj, transmeton Telegrafi.

Duke folur për Prishtinën tha se Shpend Ahmeti ka një diferencë të madhe me Arban Abrashin.

“Krahasuar me vitin 2013, në Prishtinë prej partisë së dytë kemi dalë partia e parë. Prej kandidatit të dytë kemi dalë kandidati i parë”, tha Molliqaj. /Telegrafi/

Më Shumë

90 vjet më parë u lind Bekim Fehmiu

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë. Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956...

Medalje e argjendtë për Kosovën, shkëlqen Gresa Bakraqi në Monako

Kosova ka regjistruar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të atletikës, pasi atletja Gresa Bakraqi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të...

Lajmet e Fundit