Veseli: Prizreni do ta dëshmojë besimin e palëkundur për Shaqir Totajn

Prizreni ka qenë sërish destinacion i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, disa ditë pas mbylljes së raundit të parë.

Veseli ka takuar atje kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj dhe strukturat e partisë, për t’i falënderuar rreth angazhimit që kanë pasur në fushatën për raundin e parë. Veseli thotë se Prizreni do të vazhdojë të qeverisët nga PDK-ja.

“Kryetari Shaqir Totaj dhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në Prizren. I falënderova për përkushtimin e madh, në një takim të përzemërt që pata me ta. Më 19 nëntor, qytetarët e Prizrenit do ta dëshmojnë besimin e palëkundur për Shaqën”, ka shkruar kreu i PDK-së, në një status në Facebook.

Më Shumë

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Lajmet e Fundit