Shaqir Totaj, beson në fitore me 19 nëntor

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, beson se do ta fitojë garën zgjedhore në balotazhin e 19 nëntorit.

“Me 20 mijë vota dhe me angazhimin në ditët e ardhshme, do ta finalizojmë fitoren e madhe me 19 nëntor duke filluar implementimin e programit tonë zhvillimor pa humbur kohë”, shkruan Totaj në Facebook,transemton PrizrenPress.

Ai, falënderon votuesit për besimin e dhënë me 22 tetor.

“Pas publikimit të rezultateve finale të KQZ-së sot, ju falënderoj të gjithëve për çdo votë dhe besimin që më keni dhënë me 22 tetor mua dhe PDK-së, duke shënuar një ndër fitoret më të rëndësishme në këtë qytet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Lajmet e Fundit