Zafir Berisha: Figurat e ricikluara të ndëshkohen me votë !

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, kërkon që figurat e ricikluara të ndëshkohen me votë.

Ai, thotë se Prizreni duhet të çlirohet nga grupet e parapolitikës.

“Miq, qytetarë, anëtarë e simpatizant të NISMA për Kosovën, luftën politike kundër krimit të organizuar dhe rigrupimit të tyre me kamuflim dhe riciklim të figurave formale duhet ndëshkuar me votë me 19 nëntor”, shkruan Berisha në Facebook.

Nisma në Prizren, dje ka nënshkrua koalicionin me Vetëvendosjen për të mbështetur në balotazh kandidatin Mytaher Haskuka.

“Prizreni duhet të çlirohet nga grupet parapolitike që viteve të fundit e kanë terrorizuar qytetarin, dhe për me ndodhë kjo duhet një rirreshtim i vetëdijes qytetare progresive për me i dhënë fund kësaj gjendje”.

“Vullneti i qytetarëve me 22 tetor ka krijuar këtë situatë që jemi dhe ne duhet të gjendemi dhe të veprojmë në përputhje me zotimet tona gjatë fushatës për ndryshim”.

“Realitetet nuk mundë anashkalohen! Me që është kështu atëherë duhet vepruar duke i respektuar qëndrimet e kaluara për të ndryshuar të ardhmen”.

“Ndryshimi nuk ndodh duke qëndruar në vend dhe duke ricikluar të vjetrën!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit