8.2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Vizita e Edi Ramës dhe tradita amerikano-kanadeze

Shqiperia-Kosova-flamujtVizita e sotme e kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama, padyshim Fillon një traditë të bashkunimit vëllazëror dhe fqinjësor midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dy vende të pavarura.

Ekziston një traditë e ngjashme edhe tek dy vende fqinje këtej Atlantikut, në mes të SHBA dhe Kanadasë. Vizita e parë që bëhet jashtë Amerikës nga një president amerikan është në Kanada. Këtë traditë e kanë respektuar të gjithë presidentët në tri dekadat e fundit, përveç George W. Bush (i riu) i cili ‘prishi’ rregullin dhe vizitoi fqinjin jugor, Meksikën, transmeton RTK.

Presidenti Barack Obama një muaj pas marrjes së mandatit të parë vizitoi Kanadanë, duke nënvizuar me këtë gjest rëndësinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjatë dekadave të historisë dhe fqinjësisë presidentë të ndryshëm do t’i referohen Kanadasë dhe kanadezëve jo si qytetarët të një vendi të huaj, por thjesht si kanadezë. Ngjashëm edhe kanadezët do t’i quajnë amerikanët, vetëm si amerikanë, e jo të huaj. Për shkak të kësaj afërsie në të gjitha fushat, kanadezët dhe amerikanët që ashtu kanë një prejardhje të përbashkët, pavarësisht kufijve që i ndajnë nuk do ta konsiderojnë njëri-tjetrin si një vend i huaj.

Si dy vende krenare dhe të pavarura, Kosova dhe Shqipëria kanë gjëra që i dallojnë, por kanë shumë më tepër gjëra që kanë të përbashkëta: lashtësinë, historinë, gjuhën, zakonet, traditën kulturën, të tashmen dhe të ardhmen. Vizita e parë në Kosovë e Edi Ramës si kryeministër e kultuvon dhe forcon këtë nismë që duhet të bëhet traditë.

Më Shumë

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit