0.3 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

LDK dhe PDK akuzojnë VV-në: Në Prishtinë dhe Prizren i manipuluan votat përmes “trenit bullgar”

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sami Hamiti dhe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, janë ankuar për manipulim të votave në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, duke deklaruar se në këto dy komuna është përdorur metoda e “trenit bullgar”.

Ata këto deklarata i kanë bërë në konferencën e mbajtur nga KQZ-ja, më rastin e certifikimit të rezultateve në shumicën e komunave të Kosovës.

Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe përfaqësuesi i VV-së, në KQZ, Adnan Rrustemi, i cili ka theksuar se ky institucion po shfrytëzohet për interesa politike, duke propozuar që rezultati në secilën komunë të votohet veç e veç.

Sami Hamiti, nga LDK-ja, ka thënë se kanë një trysni të madhe që në Prishtinë të mos ketë rinumërim të votave.

“Nga votat me kusht kemi tri zarfe që janë të fshehtësisë, janë të zbrazëta. Kjo ta jep orientimin se kemi të bëjmë me trenin bullgar. Unë mendoj që problemet që janë sjellë, dhe angazhimi që të mos bëhet rinumërimi, tregon se diçka ka ndodhur në kuti”, ka theksuar Hamiti. /Telegrafi/

Më Shumë

Bashkimi pret kampionin Trepçën në Prizren

Java e dhjetë e ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll pritet të sjellë duele tepër interesante, me në qendër super derbin mes Bashkimit dhe...

Tefik Tarashaj betohet si kuvendar i Komunës së Prizrenit

Kuvendari i ri i PDK-së, Tefik Tarashaj, ka dhënë sot betimin për herë të parë si anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke u...

Lajmet e Fundit