3.5 C
Prizren
E martë, 21 Janar, 2025

Fatmir Limaj në Prizren: Para tetë viteve njerëzit e ligë e ndalën punën tonë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj turin e falënderimit e ka vazhduar në Prizren.

Kryetari Limaj ka falënderuar qytetarët e Prizrenit që i kanë qëndruar afër në ditët më të vështira. Besimi dhe rreshtimi pas tij dhe Nismës i kanë dhënë forcë për të ecur përpara, ka thënë mes tjerash Kryetari Limaj gjatë vizitës në Prizren.

“I besuat fjalës time dhe ja ku jemi sot. Gjithë jetën jam munduar t’i shërbej me krenari e pasion vendit, duke respektuar ligjin. U deshën 8 vite të konfirmohet ajo që është bërë e ditur. Para tetë viteve njerëzit e ligë e ndalën punën tonë. Ata u munduan të na largojnë nga puna dhe të na heqin si pengesë siç na kanë parë, por ne nuk u ndalëm dhe vazhduam e punuam për të ardhur ku jemi sot”, ka thënë Kryetari Limaj

Tutje, ai ka folur edhe për këshilltarin e tij, Endrit Shala.

“Dua t’i them edhe disa fjalë për një bashkëpunëtor timin. Kemi punuar bashkë dhe kemi qëndruar afër në të gjitha betejat në këtë 10 vjeçar. Ne javën e kaluar shënuam një fitore të përbashkët. E kam fjalën për Endrit Shalën, një djalë anëtar i kryesisë, i cili duke qenë afër meje ka paguar çmim dhe duke qenë afër meje është bërë pengesë për të tjerët. Atë e presin detyra dhe përgjegjësi të reja”, ka theksuar Kryetari Limaj.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e fundit në Prizren duke shtuar se kjo parti ka qenë përcaktuese e ndryshimit të qeverisjes lokale.
E nga ana e tij, kryetari i degës se Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka thënë se rreshtimi pas Fatmir Limës është një sinjal i qartë se Limaj në rrugëtimin e tij për çlirimin dhe për ndërtimin e Kosovës ka punuar në rrugën e Zotit dhe të ligjit dhe kjo tashmë është dëshmuar.

“Nisma në krye me Limajn është force e respektuar politike si në nivel qendror ashtu edhe në lokal. E uroj Limajn për fitoren në përballjen e tij me padrejtësinë”, ka thënë Berisha.

Më Shumë

Vdes 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

Këtë të hënë ka vdekur 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024. Lajmin për...

Dënohet me vdekje këngëtari iranian për fyerje ndaj profetit Muhamed

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje këngëtarin e njohur, Amir Hossein Maghsoudloo, i njohur si Tataloo, pasi ai u dënua për blasfemi, sipas...

Lajmet e Fundit