1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Ramadan Muja: Tash jam pensionist

Ish-kryetari i Prizrenit Ramadan Muja që dje dorëzoi detyrën, sot tregoi në gjykatë se është pensionist.

“Dje kam dorëzuar postin e kryetarit të Prizrenit e tash jam pensionit”, tha Ramadan Muja në seancën e gjykimit ku akuzohet për shpërdorim detyre.

Në këtë seancë të akuzuarit dhe ish-zyrtarët Abdullah Tejeci e Sadik Paçarizi po mbrohen pa avokatë, pasi deklaruan se nuk kanë mundësi të paguajnë mbrojtësit e tyre.

Kadri Ukimeri që tashmë është i ndjerë, ende nuk është hequr nga aktakuza, edhe pse këtë e ka kërkuar Gjykata e Apelit.

Prokurorja speciale Fikrije Fejzullahu tha se shumë shpejt do ta largojë Ukimerin nga aktakuza.

“Është dashur të ndryshohet aktakuza pasi që nuk mund të zhvillohet aktakuza kundër një të ndjeri. Është e palogjikshme te mbetet si e tillë bashkëkryerja që të ka aktakuzë kundër të vdekurit”, tha prokurorja Fejzullahu.

Prokurorja pas këtyre fjalëve kërkoi pauzë 15 minutëshe për ta larguar Ukimerin nga dispozitivi i aktakuzës.

Ramadan Muja më pas u deklarua i pafajshëm.

“I nderuar kryetar i trupit gjykues nuk i pranoj veprat, nuk jam fajtor, unë nuk kam bërë kurrfarë vepre penale, por kam bërë vepër humane ngase kam hapur rreth 220 vende të reja të punës” tha Muja në deklarimin e tij rreth fajësisë”, tha MUja kur u deklarua në lidhje me fajësinë.

Muja dhe të tjerët akuzoheshin se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Muja për katër pikat e aktakuzës u dënua me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Në rastin e njëjtë të gjykuar nga Gjykata e Prizrenit, Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike, ishte dënuar me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale.

Edhe Krasniqi nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj.

Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë, dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit, ishin dënuar me 8 muaj burgim me kusht që për 2 vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale.

Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, u dënua me 5 muaj burgim me kusht që për 1 vit të mos shkaktojë vepra tjera penale.

Rasti Ramadan Mujës kishte shkuar deri në Gjykatën Supreme, e cila më pas e kishte kthyer atë në Gjykatën e Apelit.

Dhe më pas Gjykata e Apelit kishte vendosur që rastin ta kthej në rigjykim.

Gjatë ditës së djeshme Ramadan Muja i dorëzoi detyrën e kryetarit të komunës tanimë kryetarit të ri të Prizrenit Mytaher Haskukës.

Më Shumë

Derbi i Prizrenit në Superligën e femrave: Junior 06 sfidon Bashkimin

Sonte, basketbolli i femrave në Kosovë do të ofrojë një përballje emocionuese mes dy skuadrave prizrenase, KBF Junior 06 Moni Bau dhe KBF Bashkimi....

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj pritet në mënyrë madhështore në vendlindjen e tij

Xhavit Ukaj, kandidati i LDK-së për deputet, u prit në mënyrë madhështore në vendlindjen e tij, Piranë, një moment që e përshkroi si të...

Lajmet e Fundit