Rrëfimi i pazakontë i imamit të Prizrenit,Mazllëm Mazllëmi, për një person

Dhënia e parave për hir të zemrës, apo e njohur si ‘sadaka’, është e njohur, sidomos mes besimtarëve myslimanë.

Imami nga Prizreni, Mazllëm Mazllëmi ka treguar një rast kur një person i kishte dhuruar një shumë të konsiderueshme parash.Ai tregon se si pasi fali namazin një person iu afrua dhe nuk i kishte folur fare, vetëm se i kishte lënë në dorë një shumë parash për punët e xhamisë.

“Pasi e falëm namazin e Jacisë, i fika dritat dhe dola prej xhamisë dhe një person u fut brenda. Dritat ishin të fikura. Dhe më dha një sasi të konsiderueshme të eurove, dikur 13.000 euro.Ai më tha se ka një ditë që do të takohemi ne ndonjë ditë. As nuk më la me ja shkru, as nuk ma tregoi emrin edhe shkoi”, tregon hoxha.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit