Kryetari i Suharekës i premton Budakovës ndihmë emergjente gjatë dimrit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të hënën ka vizituar fshatin Budakovë me banorët e të cilit lokalitet ka diskutuar gatishmërinë për përballjen me reshjet e borës, përkatësisht vështirësitë që krijohen nga bllokimi i rrugëve.

Në njoftimin e Komunës së Suharekës është bërë e ditur se Budakova është fshati më malor i kësaj komune dhe se shpesh banorët e kësaj ane gjatë stinës së dimrit janë ballafaquar me reshje dhe me vështirësi kalimi.

Sipas ZI-së, gjatë qëndrimit në Budakovë, kryetari Muharremaj ka vizituar edhe SHFMU “Lidhja e Prizrenit”. “Ai ka biseduar me drejtorin e shkollës, Hajrush Bajraktari, për kushtet, të cilat i ka kjo shkollë dhe pastaj ka bashkëbiseduar edhe me nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle”, thuhet në komunikatë..

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit