14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Rritja e pagave në fushën e kulturës s’bëhet pa 600 mijë euro në vit

Pasi ka humbur një betejë sa i përket sigurimit të buxhetit për rritjen e pagave të krijuesve, performuesve të kulturës e punonjësve të trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës do të insistojë që ta arrijë qëllimin në seancën e radhës të Kuvendit.

Kërkesa për sigurimin e 600 mijë eurove në vit për rritjen e pagave të 228 punonjësve nga rreth 400 sa ishin përmendur më herët do të bëhet sërish kur të votohet Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kësisoj planifikon MKRS-ja pasi të shtunën e javës që shkoi Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa nuk e ka votuar amendamentin e propozuar nga deputetja Blerta Deliu-Kodra, nëpërmjet të cilit do të siguroheshin 600 mijë euro. Por nëse MKRS-ja nuk do të arrijë që ta shtyjë përpara nismën për rritjen e pagave nëpërmjet Kuvendit, do t’i kërkojë Qeverisë që nëpërmjet një vendimi të zyrtarizojë rritjen e pagave për punonjësit e institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Krejt kjo pasi në Projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm Qeveria nuk ka paraparë rritjen e pagave edhe pse ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në fund të tetorit kishte arritur një marrëveshje verbale me aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës që pagat do t’iu rriten qysh në fillim të vitit që vjen…

Më Shumë

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Lajmet e Fundit