Ndërron jetë aktivisti më i vjetër i Vetëvendosjes në Prizren

Ka ndërruar jetë aktivisti më i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Iljaz Susuri.

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar kryetari i VV-së në Prizren, Artan Abrashi.

Postimi i Artan Abrashit në Facebook

Lajm i hidhur vdekja e bacës Iljaz nga Zhuri, aktivistit tonë më të vjetër dhe më të devotshëm. Që prej themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk na la asnjëherë të vetmuar në protesta e demosatrata tona. Ku ishte padrejtësia ai ishte aty. Një jetë e tërë bashkëudhëtim me fatin e Kosovës, në tragjedi dhe gëzime.

Ishte shembull i shpirtit të pamposhtur dhe i rezistencës deri në frymën e fundit. Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurit të tyre. Ai çdohere do të jetë në sheshe dhe zemrat tona. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Iljaz Susuri.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit