7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren vizitoi Partinë Konservatore të Kosovës

bashksia islame ne pkKëshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, vizitoi Partinë Konservatore të Kosovës. Lutfi Ballëku së bashku me anëtarët tjerë të Këshillit diskutuan me Kryesinë e Partisë Konservatore të Kosovës për çështjet e përbashkëta që preokupojnë qytetarët e komunës së Prizrenit.

Gjatë një bisede të hapur dhe miqësore janë identifikuar sfidat kryesore të cilat duhen të adresohen nga qeveria e ardhshme komunale dhe institucionet vendore në mënyrë të sinqertë duke mundësuar lehtësimin e punës së Bashkësisë Islame në Prizren me një statut të qartë dhe me dinjitet.

“Ne nuk jemi të kënaqur se si trajtohen bashkësitë fetare në vend në përgjithësi. Bashkësia islame e Kosovës duhet të ketë vendin meritor në shoqëri si bashkësia më e madhe fetare në Kosovë. Liritë dhe barazitë fetare janë të garantuar me ligj dhe me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj puna e bashkësive fetare nuk mund të instrumentalizohet apo të shfrytëzohet për interesa të caktuara politike. Ato duhet të ushtrojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur”, tha Beni Kizolli, kandidat i Partisë Konservatore të Kosovës për Kryetar të Prizrenit.

Partia Konservatore e Kosovës shtjelloi edhe problemin e pronës së Bashkësisë Islame në Prizren e cila ende kontestohet pasi që është trashëguar ky problem nga sistemi i kaluar dhe vazhdon të mos trajtohet edhe sot e kësaj dite.

“Prona është e shenjtë dhe e drejtë absolute. Prona e uzurpuar duhet të kthehet trashëgimtarit të ligjshëm e ai trashëgimtar është bashkësia Islame e Kosovës në Prizren. Kjo do të mundësonte edhe kthimin e dinjitetit të Bashkësisë Islame dhe pavarësinë financiare duke mundësuar veprimtarinë e pavarur në edukimin fetar të qytetareve të Prizrenit në mënyre tradicionale dhe te duhur” tha Z. Munir Basha, kryetar i Partisë Konservatore të Kosovës.

Partia Konservatore e Kosovës konsideron se bashkësitë fetare duhen të kenë statusin e përfituesit dhe të lirohen apo lehtësohen nga disa obligime dhe pagesat e shërbimeve publike si për shembull të ujit e cila është një nevojë e domosdoshme për besimtarët islam gjatë riteve të tyre fetare para faljes së namazit nëpër xhamitë e komunës së Prizrenit. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Fest 63 – Mbyllet nata e parë! Spektakël, mesazhe të fuqishme sociale. Publikohet juria

Nata e parë e Festivalit të 63të të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta Fest 63 shfaqi...

Prizren/Avokati Asdren Mekaj shpallet i pafajshëm, lirohet nga akuzat për “detyrim”

Avokati Asdren Mekaj është liruar nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të lidhur me veprën penale “detyrim”. Aktgjykimi lirues është shpallur sot në Gjykatën...

Lajmet e Fundit