Prizreni shënon Ditën e Dëshmorëve

Ura e gurit ne prizrenDita e Dëshmorëve shënohet sot me aktivitete të shumta në Prizren. Fillimisht në ora 10:00 do të bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, për të vazhduar me vizita para shtatorëve të dëshmorëve në qytet. Në ora 12:00, do të bëhet gurthemeli i bustit të dëshmorit “Xhevat Berisha” në Shkollën Fillore “Xhevat Berisha” në Tusuz

Në kuadër të shënimit të Ditës së Dëshmorëve, sot po ashtu do të bëhet edhe përurimi i rrugës “Xhevat Berisha” në Tusuz.

Në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai do të bëjë gurthemelin e bustit të dëshmorit Xhevat Berisha./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit