Rritja e pagave në fushën e kulturës godet projektet kapitale

Për ta mbajtur premtimin për rritje të pagave të 228 punonjësve në institucione kulturore dhe të trashëgimisë kulturore, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ia ka mësyrë buxhetit të investimeve kapitale.

Kreut të institucionit më të lartë kulturor në vend i janë mbyllur dyert e tjera dhe e vetmja mundësi për rritje pagash, sipas tij, është sakrifikimi i disa prej projekteve kapitale që janë planifikuar për këtë vit. Por edhe një gjë e tillë do të jetë zgjidhje afatshkurtër, shkruan sot Koha Ditore.

“Pa ndonjë shqetësim, këtë zgjidhje do ta bëjmë brenda buxhetit të MKRS-së, natyrisht duke larguar ndonjë projekt kapital, i cili për momentin ndoshta nuk është shumë prioritet për ne”, ka thënë Gashi në konferencën e fundvitit për media. Të njëjtën e ka përsëritur edhe të enjten për gazetën. Ata që kanë qenë të zëshëm për ngritje të pagave janë të ndarë sa i përket kësaj çështjeje.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit