Emre Can zgjedh Juventusin

Emre Can do të largohet nga Liverpooli për t’iu bashkuar gjigantit italian, Juventus, meqenëse jo tani por në verë, sipas gazetarit të mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio.

Mesfushori gjerman do të nënshkruajë me “Zonjën e vjetër” sapo ta ketë të lejuar ta bëjë një gjë të tillë, pra në verë kur edhe i skadon kontrata me “Të kuqtë”.

Sipas Di Marzios, Can e ka zgjedhur Juventusin pas një takimi pozitiv të agjentit të tij me drejtuesit e Juventusit.

Gjithçka duket e finalizuar, por gjermani do t’i bashkohet Juventusit në verë, kur edhe do të jetë lojtar i lirë, sipas tij.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit