-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Psikiatri lëshon alarmin mbi shëndetin mendor të Donald Trump

Gjithçka vetëm për të nxjerrë jashtë loje kundërshtarin politik. Kështu e mendojnë republikanët amerikanë, pasi dhjetëra anëtarë të Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë prej të cilëve demokratë, dëgjuan vlerësimet e një profesori psikiatrie në Universitetin Jeil, Bandy Lee.

Ky i fundit foli për shëndetin mendor të presidentit amerikan Donald Trump, i cili sipas tij është alarmues. Zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Sanders, i cilësoi skandaloze dhe qesharake vlerësimet e psikiatrit. Ajo shtoi se nëse Trump do të ishte i paaftë të qeveriste ai nuk do të ulej në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk do të kishte mundur grupin më të kualkifikuar të kandidatëve që Partia Republikane ka pasur ndonjëherë.

Lee, i cili ka redaktuar dhe librin “Rasti i rrezikshëm i Donald Trump: 27 posikliatër dhe ekspertë të shnëndetit mendor vlerësojnë presidentin”, u dëgjua nga parlamentarët amerikanë, të cilët u shprehën shumë të shqetësuar për sa i përket rrezikshmërisë së presidentit dhe rrezikut të paqëndrueshmërisë së tij mendore.

Psikiatri Lee u shpreh për CNN se Trump po përkeqësohet dhe mund të dalë jashtë kontrollit si pasojë e presionit të presidencës.

Ndërkohë gjatë ditës pritet të dalë në shitje libri i Michael Uolff “Fire and Fury: Inside the Trump White House”. Libri do të dalë para kohe për të shmangur përpjekjet për bllokimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, e cila e konsideron si të mbushur me gënjeshtra.

Trump, në reagimin e tij u shpreh se nuk ishte takuar asnjëherë me autorin e këtij libri fals dhe nuk e kishte pranuar në Shtëpinë e bardhë për të folur rreth librit. Sipas tij, ai është një libër me gënjeshtra dhe burime të pavërteta.

Më Shumë

Prizren: Nëntë persona lëndohen nga fishekzjarret, një fëmijë humb gishtin

Përdorimi i mjeteve piroteknike në shumë raste bëhet në mënyrë të pakontrolluar, sidomos gjatë festës së Vitit të Ri. Nëntë persona pësuan lëndime si pasojë...

Kalaja e Prizrenit e hapur për fishekzjarrët e natës së ndërrimit të moteve

Më 31 dhjetor, nga ora 22:00 deri në 00:00, Kalaja e Prizrenit do të jetë e hapur për qytetarët që duan të shijojnë fishekzjarrët...

Lajmet e Fundit