Shkëlqimi i Berishës në Ligën e Kampionëve

Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha po e vazhdon ngritjen në karrierë. Fundori Berisha (29), të martën mbrëma pati ndeshje të madhe për kampionin e Çekisë, CEZ Nymburk.

Në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Nymburku fitoi me rezultatin 106:98 ndaj skuadrës gjermane Telekom Baskets Bonn, ndërsa Berisha ishte më i miri, shkruan sot Koha Ditore.

Ai realizoi 24 pikë, ndërsa pati edhe pesë kërcime, gjashtë asistime e një top të rrëmbyer. Në parket i kaloi 25 minuta, ndërsa pati efikasitet të lartë të gjuajtjeve.

Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të fazës grupore. Nymburku është i treti në grup me bilanc prej shtatë fitoreve e tri humbjeve, që e kanë edhe Beshiktashi e Nanterre që mbajnë dy pozitat e para. Luhen edhe katër xhiro në fazën grupore, por skuadra e Berishës nuk pritet të ketë telashe për të kaluar në TOP 16.

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit