Për dhe kundër Xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Në Kalanë e Prizrenit besohet se ka qenë e ndërtuar një xhami, e cila sipas përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, ishte rrënuar në vitin 1912. Në këtë vend tani shihen vetëm disa rrënoja, ndërkohë që Kalaja është duke kaluar në një fazë të restaurimit.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Prizren thonë se ka dëshmi të mjaftueshme për ekzistimin e xhamisë, e cila sipas tyre duhet rindërtuar paralelisht me punimet e tjera që po zhvillohen në Kala.

Më kërkesën e përfaqësuesve fetarë nuk pajtohen zyrtarë nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, të cilët kanë refuzuar kërkesën për rindërtimin e xhamisë. Në këtë Institut thonë se nuk ekzistojnë fakte të mjaftueshme, të cilat argumentojnë rindërtimin e xhamisë

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit