4.5 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Nxënësi nga Malisheva zgjodhi detyrën me përfundimin “Happy New Year 2018” (Foto)

Quhet Albion Krasniqi dhe vjen nga komuna e Malishevës. Maturanti i gjimnazit ‘Hasan Nahi’ në Prishtinë njihet për zgjuarsinë që e ka në lëndën e matematikës, pasi që nga shkolla fillore ka filluar të marr pjesë në gara komunale e kombëtare, ku ka treguar talent dhe arritje  të jashtëzakonshme,  shkruan lajmi.net

Por, sukseset e tij nuk ndalen me kaq.

Ai ka marrë pjesë edhe në olimpiadën ndërkombëtare shkencore të quajtur ISWEEEP në Texas të SHBA-ve ku në mesin e 130 shteteve, Albioni fitoi medaljen e Bronzit, si përfaqësues i Kosovës.

Dëshira për të studiuar jashtë Kosovës, ka bërë që Albioni të aplikojë në SHBA dhe arriti të fitojë bursë  në Minerva Schools at Kgi,  Allegheny College dhe Suny Oswego University.

Vlerat e bursave nga këto universitete kanë arritur rreth 300.000$ dhe është në pritje të përgjigjjes edhe nga disa universitete të tjera.

Së fundmi, Albioni ka arritur ta zgjedhë një detyrë rezultati i të cilës ishte përgjigja “Happy New Year 2018” (Urime Viti i Ri 2018)!

Më Shumë

Totaj: E respektoj vendimin e dorëheqjes së drejtorit Çelë Lamaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar dy ditë pas dorëheqjes së Çelë Lamajt nga pozita e drejtorit të DSHP-së dhe nga...

S’ka rrogë të 13 për punonjësit e shtetit, Murati thotë se publikimi i sotëm ishte lajm i rremë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se lajmi i publikuar sot se Qeveria Kurti planifikon që të jap rrogën e 13-të...

Lajmet e Fundit