Policia kap drogë e armë në Prizren

Policia gjatë kontrolleve në tri lokacione në Prizren ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të tipit marihuanë si dhe armë.

“Njësiti i DHTN-së Pejë gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara në Prizren, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 2445.9 gr. substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një AK-47, dy (2) revole 58 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, tri ( 3) granata dore si dhe 4 karikatorë të zbrazët. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një DVR i kamerave”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policixë.

Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person.

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit