15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Serbia blen helikopterë luftarakë të Rusisë

Serbia është e interesuar të blejë së paku gjashtë helikopterë Mi-35 të prodhimit rus që përdoren kundë tankeve në fushëbetejë, shkruan Vecernje Novosti, transmeton Gazeta Metro.

Raportimi tutje thotë që Serbia mund të arrijë marrëveshje me kushte të mira për blerjen e këtyre helikopterëve nga Bjellorusia, por që prodhimi i tyre është rus.

Raportohet që çështja e helikopterëve do të jetë një prej temave të diskutimit në vizitën që do të zhvillojë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, në Minsk të Bjellorusisë më vonë.
Në këto negociata thuhet që rol kryesor do të ketë Rusia, si prodhues i helikopterëve dhe shtet i afërt me Serbinë dhe me ndikim të madh mbi Bjellorusinë. /gazetametro.net

Më Shumë

Lajmet e Fundit