-0.4 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Ndërron jetë aktori i mirënjohur durrsak

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, aktori i teatrit të Durrësit, Milto Profi. Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” do të zhvillohen të enjten në ora 10.00 paradite në hollin e këtij teatri. Milto Profi është një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960 – 1980. Mjaft i njohur, veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, ai është pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.

Në vitin 1953, kur u themelua teatri “Moisiu” në skenën e tij u ngjit si profesionist edhe Spiro Urumi, djali I hallës së tij, por edhe Vera Vreshtazi, që shumë shpejt u bë bashkëshortja e Pipit, siç njihej nga durrsakët Spiro Urumi. Sapo përfundoi shkollën e mesme në Durrës, Milto Profi u regjistrua në Liceun artistik “Jordan Misja”. Po niste edhe një herë shkollën e mesme, për hir të artit. Pa i përfunduar ende studimet Milto Profit i kërkohet të përgatisë një shfaqje në Estradën e Shtetit. Misioni i Milto Profit në skenat e kryeqytetit përfundon në vitin 1967, katër vjet pas diplomimit për tu kthyer në qytetin e Durësit. Milto Profi, ishte 30 vjeç, kur filloi të punojë si actor në teatrin e Durrësit. Fillimisht me role në pjesët “Prefekti” e “Martesa”, “Mulliri I Kostë Bardhit”, “Njerëz mbi shkëmb”, “Çështja e inxhinjer Saimirit”, Milto i rikthehet përkohësisht regjisurës me dramatizimin për fëmijë “Kështjella dhe helmi” me libret të Ismail Kadaresë, e më pas edhe një shfaqje varieteje.

Ai gjen një mënyrë tjetër për të mos u larguar nga regjia, që mund të konsiderohet “dashuria e tij e parë”. MIlto Profi drejton trupat amatore të ndërmarrjeve, duke u bërë bashkë me të rinjtë pasionantë fitues i mjaft flamurëve dhe vendeve të para në festivalet teatrore të ndërmarrjeve. Mesi i viteve 70 nënvizon në teatër disa aktorë të talentuar, dhe thuajse njëherazi edhe i godet padrejtësisht ata. Në 1975-n Haxhi Rama vuri në skenë komedinë e tij “Kartela e verdhë” dhe dyshja Teli e Foni, që krijuan bashmë me kolegun Mirush Kabashi, u bë mjaft e njohur. Tamam në atë periudhë Milto Profin e largojnë nga teatri. Milto Profi punoi me të njejtin seriozitet për 18 muaj në fabrikën e Gomës dhe bëhet një nga mjeshtrit e repartit. U kthye përsëri në teatër ku edhe vazhdoi karrierën artistike.

Më Shumë

Vitia: S’ka raste me virusin HMPV në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me virusin HMPV. Në një konferencë për media, ai theksoi...

IKSHPK thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal. Nga IKSHPK është thënë se gripi...

Lajmet e Fundit