9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Vonesat në lidhjen e kontratave lënë spitalet pa barna

Së paku edhe dy muaj spitalet publike në Kosovë do të mbesin pa shumë barna, të cilat obligohet që t’ua blejë Ministria e Shëndetësisë. Kjo pasi që ministri, Uran Ismaili prej shtatorit të vitit të kaluar kur ka marrë pozitën nuk ka iniciuar asnjë procedurë tenderuese për blerjen e barnave që u kanë skaduar kontratat, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se ka munguar një sistem i përcjelljes së skadimit të tyre. Prej rreth 300 produkteve që gjendën në Listën Esenciale të Ministrisë se Shëndetësisë, aktualisht janë të kontraktuara 155 produkte, ndërsa pjesa tjetër është e pambuluar. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Numri i produkteve të kontraktuara është 155. Numri i produkteve në kuadër të programeve specifike, të cilat sigurohen nga Dep. i Farmacisë në MSh – Morbus Goucher; Anti Tuberkularët; Metadon; Programi i Imunizimit; Scleroze Multiple) është 45”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shumë produkte të Listës Esenciale të pakontraktuara janë edhe nga kategoria e citostatikëve që janë barna për trajtimin e pacientëve të sëmurë me kancer..

Më Shumë

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Haxhi Avdyli ia ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u reshtua në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e rikthimit...

Lajmet e Fundit