19.8 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

New York Times për Kadarenë: Lexuesit e gjithë botës habiten si nuk e merr çmimin ‘Nobel’

“Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpallin fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç”.

Kështu fillon shkrimi i gazetës së njohur amerikane, New York Times, kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare.

Cynthia Haven, e cila është kritike e letërsisë, i ka bërë një analizë romanit “Vajza në ekzil, Requiem për Linda B” ose siç është titulli në gjuhën shqipe “E penguara”, përkthyer në anglisht nga John Hodgson, e botuar në shqip në vitin 2009, shkruan nytimes, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, ajo çfarë veçon kritikja Haven është gjuha shqipe, e bërë ndërkombëtare përmes librave të këtij shkrimtari, ndërsa ndalet dhe tek jeta e tij nën regjimin komunist.

Pastaj, ‘E penguara’ është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. ‘Kafe Flora’, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit “Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”.

Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.

Ky libër ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare që pas përkthimit të tij në gjuhën angleze.

Në fund të kësaj historie Kadare lejon personazhet e tij të shkelin natyrën dhe vdekjen, duke i bërë jehonë gjurmëve të Orfeut. Eurydice e Rudian-it i tregon atij udhëtimin e saj tjetër për të ardhur tek ai – të ftohtit, qenve dhe telit me gjemba që shtrihet kudo. Është një përfundim që ndriçon faqet e fundit si një flakë që shkëlqen me alabastërm, shkruan Cynthia Haven… /Telegrafi/

Më Shumë

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë,...

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Lajmet e Fundit