19.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Haskuka: Po përmbushim zotimin për ndaljen e ndërtimeve pa leje (Foto)

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se është duke e përmbushur zotimin e dhënë për ndalimin e ndërtimeve pa leje.

Ai tregon se vec dje Drejtoria e Inspektoritit ka intervenuar në tri raste.

Postimi në Facebook

Në fillim të mandatit po e përmbushim zotimin për ndaljen e ndërtimeve pa leje.

Gjatë ditës së djeshme Drejtoria e Inspektoriatit ka intervenuar në tri raste të reja. Në rastin e parë ka ndaluar punimet në rrugën Ersan Mazrek, për shkak të intervenimit të paautorizuar nga kompania ndërtimore në hapsirën publike, gjegjësisht në zgjerimin e trotuarit.

Në rastin tjetër është ndaluar një mbindërtim në banesat në lagjen Ortakoll. Në marrëveshje me pronarin e banesës, objekti në Ortakoll po kthehet në gjendjen e mëhershme.

Rasti i tretë ka të bëjë me një zgjerim të objektit privat në hapësirën publike në rrugën Edith Durham. Objekti ka filluar së ndërtuari gjatë fushatës zgjedhore, në mungesë të mbikqyrjes nga qeveria e kaluar. Në marrëveshje me Drejtorinë e Inspektoratit, pronari dje ka filluar me rrënimin e objektit, ndërsa hapësira publike duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Besoj se shumë shpejt qytetarët do të vetëdijsohen se nuk mund të bëjnë intervenime në pronën private pa leje të lëshuar nga Komuna, aq më tepër në hapsirat publike.
Secila bashkësi e shëndoshë i ka vijat e veta të kuqe. Nuk do të ketë më ndërtime pa leje në Prizren.

Zhvillimi vjen me zbatimin e rendit dhe të ligjit, i cili tash e tutje vlen njësoj, për të gjithë, pa përjashtim.

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme, moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Pulse Electronics me kontribut të rëndësishëm në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Dyqani “Pulse Electronics” ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në Universitetin e Prizrenit ‘Ukshin Hoti’. Duke kuptuar rëndësinë e arsimit dhe teknologjisë në botën...

Lajmet e Fundit