16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Bytyqi siguron studentët se nuk ka asnjë problem për njohjen e diplomave nga BE-ja

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një takimi me përfaqësuesit e organizatave studentore, i ka siguruar sot ata se nuk ka asnjë problem për njohjen e diplomave të studentëve nga BE, duke thënë se MASHT brenda 90 ditësh do të ankimohet për t’u rikthyer si pjesë e EQAR-it.

Bytyqi tha se shqetësimet e studentëve janë reale dhe lidhen kryesisht me vullnetin dhe angazhimin e tyre për të depolitizuar sistemin arsimor në Kosovë dhe për të garantuar zhvillim cilësor të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, njofton Telegrafi.

Sipas njoftimit nga MAShT-i, ministri Bytyqi i ka siguruar studentët se janë në një linjë dhe se kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe i veçantë, në mënyrë që bashkë me shoqërinë civile dhe gjithë mekanizmat tjerë të monitorojnë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe ta vlerësojnë pavarësinë e funksionimit të kësaj agjencie.

Bytyqi kërkoi edhe një herë që bashkëpunimi me përfaqësuesit e organizatave studentore të rritet dhe të forcohet, në mënyrë që MAShT-i të jetë në dijeni për secilin shqetësim që studentët e kanë dhe së bashku të mund t’u jepen zgjidhje problemeve që janë krijuar ndër vite në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

“Jam i inkurajuar me vizionin dhe përkushtimin e organizatave studentore, për t’i dhënë një drejtim të ri sistemit arsimor në Kosovë, në mënyrë që t’u bëjmë ballë faktorëve të jashtëm që tentojnë të cenojnë zhvillimin e arsimit në Kosovë”, tha ministri Bytyqi. /Telegrafi/

Më Shumë

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, të...

Lajmet e Fundit