Chelsea interesohet për Dembelen

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Barcelonës, Ousmane Dembele, përcjell “Don Balon”.

Bëhet e ditur se londinezët tashmë kanë kontaktuar Barcelonën në lidhje me Dembelen, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij edicioni.

Te Barça nuk janë të kënaqur me Dembelen, të cilin e transferoi para fillimit të këtij edicioni nga Borussia Dortmundi për 105 milionë euro.

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, dhe këtë edicion ka pesë asistime në 12 ndeshje në të gjitha garat.

Për kartonin e tij, Chelsea është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në 90 milionë euro. Dembele prej vitit 2016 është reprezentues i Francës.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit