Salah, ky lojtar që po kërkohet nga të gjithë

Paraqitjet e egjiptianit prej se u transferua nga Roma në Liverpool, janë mbresëlënëse. Mohamed Salah është shndërruar në një fenomen me paraqitjet e tij, e për nga statistikat, po krahasohet edhe me Lionel Messi.

Kjo formë e Salah, ka bërë që skuadrat më të mëdha evropiane të hedhin vështrimin drejt tij dhe Liverpool ndoshta do ta ketë të vështirë ti rezistojë milionave, që mund të ofrohen për lojtarin më të mirë nga kontinenti Afrikan, që ka luajtur ndonjëherë në Premier League.

Sipas “The Sun”, skuadrat si Real Madrid, Barcelona, e Paris Saint-Germain, të gjitha janë duke e monitoruar situatën e reprezentuesit të Egjiptit dhe thuhet madje se ofertat apo çmimi i tij, mund ta tejkalojë shumën që u pagua për Neymar.

Shtypi anglez, raporton se skuadrat e interesuara, mund të ofrojnë edhe deri në 230 milionë euro për Mo Salah-n.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit