Më 24 mars në UPZ promovohet libri “NATO intervention in Kosova”, i autorit Nusret Pllana

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në shenjë kujtimi dhe respekti të 19-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, më 24 mars, do të organizojë promovimin e dy veprave të prof. dr. Nusret Pllanës, librin “NATO intervention in Kosova” dhe filmin dokumentar “Dëshmitë e heshtura” të producentit Nusret Pllana dhe regjisorit Luan Kryeziu.

Promovimi i librit dhe dokumentarit do të bëhet në amfiteatrin e madh në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, në orën 13:00.

Në këtë ngjarje promovuese do të merr pjesë edhe deputeti shqiptar nga Brukseli, Amet Gjanaj me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Nexhmedin Demiri, të cilët pas suksesit të shpërndarjes së librit “The Terrorr of Serbian Occupier Over Albanians 1844 – 1999”, 751 deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel, do të marrin mirënjohje nga Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit.

.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit