5.8 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Prokuroria Themelore në Prizren fillon hetimet kundër përgjegjësve për importim të mishit nga Belgjika

Prokuroria Themelore në Prizren, sipas detyrës zyrtare dhe në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, ka filluar hetimet kundër personave përgjegjës dhe subjekteve juridike, që kanë importuar nga Belgjika sasi të mishit me cilësi të dyshimtë, në drejtim të veprës penale: “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, raporton TV ARTA.

Po ashtu, kjo prokurori përmes urdhrit të gjyqtarëve kompetentë të procedurës paraprake në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren dhe inspektorët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, ka kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë dhe lokalet e subjekteve juridike, njëra në territorin e Rahovecit dhe tjetra të Suharekës dhe ka sekuestruar provat e nevojshme për procedurë penale, si dhe sasi të mishit me afat të skaduar.

Prokuroria Themelore në Prizren do të vazhdojë hetimet në rastin konkret dhe do të njoftojë publikun për rrjedhën e këtij rasti.

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit kërkon nga të gjithë ata që kanë informata lidhur me këtë, që t’i drejtohen Prokurorisë dhe të bashkëpunojnë me organet e ndjekjes për zbardhjen jo vetëm të këtij rasti por edhe rasteve tjera për të cilat mund të kenë njohuri.

Më Shumë

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po...

Riemërohet Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka riemëruar sot Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pas tërheqjes nga...

Lajmet e Fundit