92 vjeçarja në klasë të parë

Gjyshja 92 vjeçare realizon ëndrrën e saj.

Jo kot thuhet se nuk është kurrë vonë për t’i realizuar ëndrrat dhe për t’i përmbushur synimet.

Këtë edhe më shumë e vërteton një grua e moshuar 92 vjeçare nga verilindja e Turqisë, Güllü Saraç, e cila prej disa ditëve është duke mësuar të shkruajë dhe të lexojë.

Saraç, është një nga tetë gratë që po ndjekin kursin shkrim-lexim në provincën Sinop.

92 vjeçarja është më e moshuara e grupit.

“Për disa vjet fëmijët e mi provuan të më mësonin shkrim-lexim, por nuk ia dolën dot mbanë. Më pëlqen fakti që kursi po mbahet në shkollë, sepse gjithmonë kam pasur dëshirë të ulem në bankat e shkollës”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve Anadolu Agency.

Ajo po ashtu ka treguar se deri tani ka arritur që të mësojë të shkruajë, por pretendon që të aftësohet ende më shumë, sa për të shkruar në listë emrat e fëmijëve, nipërve dhe mbesave.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit