Arrestohet një person në Kushnin të Hasit, dyshohet për kanosje

I dyshuari për kanosje P. Sh. Nga fshati Kushnin i Hasit është arrestuar nga policia e Prizrenit.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se arrestimi është bërë mbrëmë rreth orës 22:00.

“Një qytetar e ka informuar policinë në Prizren ngase ishte kanosur me armë zjarri nga i dyshuari P. Sh. ne fshatin Kushnin te Hasit”, tha Berisha

“Pas paraqitjes së rastit, policët kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin ne shtëpinë tije dhe gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë e llojit “ Çeze” Prodhim Çekoslavak me gjashtë fishekë”.

Sipas hetimeve fillestare thuhet se i dyshuari të ketë shtirë me arme me qellim te frikësimit te viktimës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor për 48 orë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit