7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Malisheva kërkon mosvonesa në realizimin e projekteve komunale

Komuna e Malishevës ka filluar punimet në disa nga projektet që kanë qenë të planifikuara të nisin këtë vit.

Kështu është bërë me dije në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili në të njëjtën kohë ka kërkuar që të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve dhe planifikimeve komunale për vitin 2018.

“Të gjitha projektet të realizohen, duke u bazuar në planin dinamik të realizimit të projekteve dhe të mos ketë vonesa të paarsyeshme në realizimin e tyre”, ka thënë nënkryetari Berisha, duke u drejtuar drejtorëve të drejtorive komunale.

Gjithashtu, punimet kanë filluar edhe në disa projekte të bartura nga viti i kaluar.

Në këtë mbledhje u raportua edhe për punët dhe aktivitetet për javën e kaluar dhe planifikimet për javën në vijim, nga të gjitha drejtoritë.

Në këtë mbledhje, nga drejtoritë përgjegjëse u shpreh edhe njëherë shqetësimi për vonesën e shkaktuar nga niveli qendror për realizimin e fushatës së repelimit të kafshëve, si masë parandaluese në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo.

Më Shumë

Gjyqtarja Kadire Rexha nis detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykata Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtaren Kadire Rexha, e cila nga sot ka nisur zyrtarisht detyrën e saj...

Në Rahovec sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës: Trepça apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën,...

Lajmet e Fundit