14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Kush është Vitore Tusha? Gjyqtarja që la në burg Fatos Nanon

Vitore Tusha mban gradën doktore shkencash. Ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008 e gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Tusha është mes gjyqtarëve që kanë shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, sikurse marrëveshja e detit, apo ligji i lustracionit, ndërsa u rreshtua mes gjyqtarëve kushtetues që i thanë po ligjit të vettingut.

Por, çështja më e bujshme e shqyrtuar prej saj është regjistruar gjatë kohës që mbante detyrën e gjyqtares së Kasacionit, nga viti 1994 deri në vitin 2001.

Në nëntor të vitit 1995 , Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

Megjithatë, Nano e la burgun para kohe, pasi ndryshimet e atëhershme në Kodin Penal e ricilësuan veprën për të cilën ai ishte shpallur fajtor, duke ulur edhe parashikimin e dënimit.

Tusha është gjyqtarja e radhës që i nënshtrohet Vettingut dhe me gjasa e para që e kalon këtë testim. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmendi se ndaj gjyqtares në karrierën e saj ka patur pesë ankesa nga qytetarët për vendimmarrjet, nuk u dha asnjë konkluzion në këtë pikë.

Vendimi do të shpallet të enjten. Por nga gjetjet e evidentuara, parashikohet që Tusha të jetë e para gjyqtare ndaj të cilës do të vendoset vula pozitive, e përshtatshme për të qenë gjyqtare.

Më Shumë

Në Malishevë përkujtohen dëshmorët Ramiz Shala dhe Bajram Gashi

Sot u përkujtuan me nderime dëshmorët e kombit Ramiz Shala nga Kleçka dhe Bajram Gashi nga Vërmica, të cilët ranë duke sakrifikuar jetën për...

Kurti kujton masakrën e Lubizhdës së Hasit: 27 vjet nga krimet e luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, një nga krimet e rënda të kryera gjatë luftës...

Lajmet e Fundit