VV në Dragash: Një vend i punës në arsim ka kushtuar 3 mijë euro

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash, kërkon nga Drejtoria e Arsimit që të mos bie pre e grupeve të caktuara për të manipuluar me konkursin për mësimdhënës.

Sipas VV-së, deri më tash një vend i punës në këtë komunë ka kushtuar 3 mijë euro.

“Njëri ndër problemet që e ka karakterizuar qeverisjen e kaluar komunale ka qenë rekrutimi i personelit arsimor. Nepotizmi dhe korruptimi kanë qenë faktorë determinues për një vend pune, e jo përgatitja profesionale e cila do të duhej të ishte normalisht”, thuhet në komunikatë të VV-së në Dragash.

“Si pasojë e këtyre dukurive janë shfaqur shumë probleme, të tilla si rënia masive e numrit të nxënësve, dorëheqja e profesionistëve të fushave të ndryshme për të kontribuar në komunën tonë duke parë mosvlerësimin e përgatitjes profesionale të tyre dhe të tjera të ngjashme.
Praktikat nga e kaluara tregojnë raste kur një pozicion i punës në arsim ka “kushtuar” deri në shumën 3000€. “

“Një praktikë e tillë po synohet të vazhdohet edhe nga qeverisja aktuale. Andaj kërkojmë nga Drejtori i Arsimit që mos të bie pre e grupeve të caktuara të interesit që funksionojnë në komunë, në të kundërtën për çdo parregullsi në konkurse do ti drejtohemi organeve të drejtësisë”./PrizrenPress.com/

Previous article
Next article

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit