Mbyllet ndeshja Vllaznia – Liria

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Vllaznisë së Pozheranit dhe Lirisë, e cila në kuadër të javës së 26-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll, u zhvillua në Gjilan. Ndeshja përfundoi pa fitues dhe me rezultatin më të padëshiruar në futboll, 0:0.

Pjesa e parë është karakterizuar me pak raste shënimi, madje në disa momente ka qenë edhe mjaft monotone. Në pjesën e dytë loja ishte pak më interesante, por asnjëra palë nuk arriti të shënojë.

Aktualisht Vllaznia gjendet në pozitën e fundit me 14 pikë, ndërsa Liria renditet në pozitën e tretë me 43 pikë.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit