Godina e re shkollore në fshatin Drajçiq të Prizrenit, peng i ankesës së një banori serb

Ndërtimi i objektit të ri shkollor në fshatin Drajçiq të Prizrenit, ka mbetur pezull prej disa vjetësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për pasojë, nxënësit e këtij lokaliteti janë të detyruar që të udhëtojnë në Mushnikovë, për të ndjekur mësimin. Mirëpo gjatë kësaj fundjave ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka bërë të ditur se do të ndërmarrë nismën për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje.

“Në fshatin Drajçiq për fat të keq edhe sot e kësaj dite nuk ka ndërtesë shkollore, kështu që këta fëmijë mësimin e ndjekin në fshatin Mushnikovë për shkak të një ankese (kontesti) me një banor, që është pjesëtar i komunitetit serb, i cili në shumë raste ka ndaluar nisjen e ndërtimit të godinës së re shkollore”, ka bërë të ditur Demiri… (

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit