5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Sabri Hamiti, sjell një libër për At Zef Pllumin

Jeta e At Zef Pllumit tashmë mund të lexohet në një libër. Studiuesi Sabri Hamiti prej kohësh ka nisur të hulumtojë, jetën e një prej simboleve të mbijetesës komuniste, për ta sjellë të plotë në një libër.

Esetë për veprën e Át Zef Pllumit, të renditura në dhjetë kapituj, përbënin librin tim “Zef Pllumi”, që doli për herë të parë te botuesi “Albas” i Tiranës, në vitin 2013, thotë Hamiti. Sipas tij, ato ishin ese që merreshin me karakterizimin e shkrimtarisë së tij, interpretimin e veprave të veçanta të kategorive shkrimore të ndryshme, cilësimin e ligjëratës së tij letrare, duke synuar në fund edhe sistematizimin strukturor të ideve të autorit, të gjitha të shkruara pas shkuarjes së Át Zef Pllumit në amshim.

“Pata thënë edhe atëherë që ky libër mbetej i pambaruar, i papërfunduar. Dhe këtij mendimi i mbetem besnik edhe tash për dy arsye. Vepra e Pllumit frymëzon për lexime të reja e të përsëritura.

Po ashtu, vepra e Pllumit ende nuk është botuar e tëra, ka ende dorëshkrime. Tashmë janë dhe tri ese të reja që merren me tri vepra të tjera të autorit: “Poemë antiepike” (2001), “Para nji mijë vjetve” (2003) dhe “Dhetë vjet liri” (2017) që në trajtë të dy kapitujve të fundit, i shtohen strukturës së librit në formatin e parë. Si një tërësi e re, e plotësuar, tani kjo vepër mund të konsiderohet botim i dytë i plotësuar.

Nuk di nëse do të kem kohën dhe fatin që një ditë këtij libri të kem mundësi t’i shtoj qoftë edhe një kapitull tjetër. Më mban shpresa, përderisa nuk e kam harruar konstatimin e thënë: kryeveprat e Át Zef Pllumit do të lexohen e rilexohen”, thotë Hamiti.

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Lajmet e Fundit