Pajtohen për kapjen e shkelësve të ligjit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë premtime nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Admir Shala, dhe kryetari i Gjykatës Themelore, Ymer Hoxha, se do t’i trejotojnë me prioritet rastet që do t’i denoncojë komuna.

Ata janë pajtuar se do të bashkëpunojnë në kapjen e shkelësve të ligjit.

“Kam deiskutuar rreth të gjeturave të fundit nga dikasteret komunal për dyshime të shkeljeve të Ligjit të Lumenjve, Qendrës Historike të Prizrenit , Hekurudhave dhe ndërtimeve pa leje”, tha Haskuka.

Ai tha se komuna ka inicuar mbi 34 raste, për të cilat pret që edhe organet e hetuesisë dhe të drejtësisë të thonë fjalën e vetë.

Në anën tjetër, Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha se të gjitha rastet e iniciuara nga komuna, do të trajtohen me prioritet, “e disa sosh tashmë i janë nënshtruar hetimeve”.

Ai tha se në të gjitha rastet ku evidentohen shkelje ligjore, do të procedohen të gjitha lëndët nga Prokuroria.
“Në shërbim të mbizotërimit të rendit dhe ligjit në komunën e Prizrenit, do të jetë edhe Gjykata Themelore e Prizrenit”, u zotua kryetari i saj, Ymer Hoxha./tvprizreni.com/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit