Trump kërcënon Rusinë: Bëhuni gati për t’i pritur raketat tona

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve ruse se secila raketë amerikane që do të godasë Sirinë do të rrëzohet nga Rusia
Ndaj deklaratave ruse nuk i ka kursyer fjalët Presidenti Donald Trump. Reagimin e tij e ka bërë në Twitter ku ka thënë se Rusia nuk duhet të jetë partnere me kafshën Assad.

“Rusia është zotuar se do ta rrëzojë secilën raketë që do ta godasë Sirinë. Bëhu gati Rusi sepse ato do të vijnë, lehtësisht, të reja dhe të “mençura”. Nuk duhet të jeni partnerë me kafshën vrasëse me gaz që po kënaqet duke i vrarë njerëzit e tij”, ka shkruar Presidenti i SHBA-së.

Ndryshe, Trump ka thënë se përgjigja e Amerikës ndaj sulmit kimik që ka kryer regjimi i Assadit ndaj civilëve dhe fëmijëve do të vijë brenda 48 orësh, afat ky që skadon sot. Krahas Trump, gatishmërinë për sulme ndaj Assadit e kanë shfaqur edhe aleatët, Britania e Madhe dhe Franca.

 

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit