2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Britania dërgon nëndetëset në Siri, në krah të SHBA-së

Britania e Madhe dhe Franca janë duke diskutuar për një operacion të përbashkët në krah të Shteteve të Bashkuara në Siri, si formë ndëshkimi për Bashar al-Assad, të cilin Perëndimi e fajëson për përdorimin e armëve kimike.

“Daily Telegraph” në Londër raporton se Kryeministrja britanike, Theresa May ka urdhëruar nëndetëset e pajisura me raketa “Tomahawk” që t’u afrohen brigjeve siriane dhe të futen në rrezen e goditjes, pavarësisht se në rajon ndodhen edhe anijet ruse.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca është gati të angazhohet për veprime ndëshkuese, nëse konfirmohet se Presidenti Assad ka kaluar vijën e kuqe dhe ka përdorur armë kimike. Por duket se ai dëshiron që goditjet e kundërpërgjigjes të kufizohen vetëm ndaj objekteve siriane të armëve kimike.

Të njëjtat lëvizje më parë i ndërmori Uashingtoni. Presidenti Donald Trump i kërkoi Vladimir Putinit që të mos mbrojë Assadin, duke e quajtur këtë të fundit “një monstër që përdor armët kimike kundër popullit të vet”.

“Ato (raketat) do të vijnë, të këndshme, të reja dhe më “të zgjuara” se kurrë më parë! Ju (Rusia) nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret përmes gazit nervor popullin e tij dhe kënaqet me atë që bën”, shkruan në Twitter shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana tjetër, Moska u kundërpërgjigj duke deklaruar se do të rrëzojë çdo raketë apo avion që sulmon atë që ajo e quan qeveri legjitime në Siri.

Më Shumë

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit