Rahoveci bëhet me “Shtigjet e ecjes”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për mbështetjen e projektit “Shtigjet e ecjes”, në qytetin e Rahovecit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes Latifi ka thënë se ndihem mirë se do të bëhet realitet zotimi im publik për t’u ngjitur me shkallë deri në Majën e Shkodranit. Po ashtu, jam i sigurt se në këtë zonë të patrajtuar deri tani, në të ardhmen e afërt, pritet të merr krahë zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë agroturizmi dhe turizmi kulturor.

“Dua të shpreh falënderimin për bashkëpunëtorët e mi në Komunë që kontribuan për përgatitjen e mirë të projektit, komunën e Malishevës e cila është pajtuar që Rahoveci të jetë komunë lidere në project”, ka thënë ndër Latifi.

Sipas marrëveshjes MZHR-ja për këtë vit do ta përkrah financiarisht realizimin e këtij projekti “Shtigjet e ecjes” në shumën prej 125.000 euro, ndërkaq Komuna e Rahovecit, nga buxheti i saj i vitit 2018 do t’i ndajë 10.500 euro, ndërsa vlera totale është 135 mijë e 500 euro.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit